Barça po kërkon blerës për Coutinhon

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 16:11
Barça po kërkon blerës për Coutinhon

Gjiganti katalunas është lodhur duke e pritur shpërthimin e brazilianit, dëshiron ta shesë atë qysh në janar

Barcelona është lodhur duke e pritur shpërthimin e Philippe Coutinhos.

Futbollisti brazilian nuk po ia del assesi ta tregojë veten në “Camp Nou”.

Për këtë arsye, gjiganti katalunas po kërkon blerës për ish-futbollistin e Interit, Espanyolit, Liverpoolit e Bayernit.

Për përfaqësuesin brazilian spekulohet se mund të rikthehet në Angli, respektivisht në “Anfield Road”.

Mirëpo, për të interesim kanë shfaqur edhe klubet tjera të Premierligës, respektivisht Newcastle.

Pra, 29 vjeçari mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet në muajin janar.

Barçën e ka kapluar një krizë e thellë financiare dhe rroga e Coutinhos është tej mundësive të klubit.

(Kosova Sot Online)