Hakimi e do rikthimin në Madrid

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 16:46
Hakimi e do rikthimin në Madrid

Mbrojtësi i djathtë është i vendosur për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini dhe për t’u rikthyer në “Santiago Bernabeu”

Achraf Hakimi dëshiron të rikthehet në Real Madrid.

Për këtë siguron mediumi “El Nacional”.

Mbrojtësi i djathtë iu bashkua Paris Saint-Germainit verën e kaluar nga Interi.

Mirëpo, në mendjen e tij qëndron ende gjiganti spanjoll.

Për këtë arsye, përfaqësuesi maroken shpreson të rikthehet në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2022.

Madrilenët ndërkohë janë duke e përcjellë me vëmendje situatën e futbollistit.

Hakimi është njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në Evropë. 

(Kosova Sot Online)