Reali pritet ta shpërblejë sërish Modricin

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 12:54
Reali pritet ta shpërblejë sërish Modricin

Cristiano Ronaldo u largua për shkak të moshës dhe pak për shkak të probleme me Florentino Perez.

Megjithatë, mosha nuk qon shumë peshë, të paktën jo për Luka Modricin.

Siç raporton Fabrizio Romano, paraqitjet mbresëlënëse të Luka Modric edhe pse tashmë është 36-vjeçar, kanë shtyrë Realin që të nisë punën për t’ia rinovuar kontratën deri më 2023.

Sipas gazetarit italian, të dy palët janë të pajtimit për të vazhduar bashkëpunimin dhe tashmë kanë nisur bisedimet për të rinovuar kontratën.

Luka rinovoi në verë deri më 2022, por ai ka edhe shumë për të dhënë, pavarësisht moshës.

(Kosova Sot Online )