Marcelo mund të largohet në janar, e duan në Brazil

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 14:56
Marcelo mund të largohet në janar, e duan në Brazil

Pas shumë vitesh në Real Madrid, por edhe në Evropë, Marcelo mund të rikthehet në Brazil.

Sipas Mundo Deportivos, për lojtarin ka shprehur interesim Palmeiras.

Fillimisht nuk e deshi Zinedine Zidane, tani nuk është zgjedhja e parë as e Carlo Ancelottit, pasi pozitën e mbrojtësit të majtë e ka blinduar Ferland Mendy.

33-vjeçari ka qenë në Santiago Bernabeu që nga viti 2007, por tani ka dështuar që të fitojë vendin e titullarit dhe dëshiron që t’i japë fund me Madridin dhe të kthehet në shtëpi para se t’i varë atletet.

Marcelo numëron 533 paraqitje me Realin, ka shënuar 38 gola dhe ka fituar shumë trofe, veçuar katër të UEFA Champions League.


(Kosova Sot Online)