Kur do të hidhet shorti në Champions League?

  • S.A /
  • 10 December 2021 - 09:40
Kur do të hidhet shorti në Champions League?

Ka përfunduar tashmë faza e grupeve në Champions League.

Janë mësuar 16 skuadrat që me 13 dhjetor shorti do t’i hedhë përballë njëra-tjetrës në luftën për të arritur deri në finalen e 28 majit.

Shorti do të hidhet të hënën nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.

Përveç Champions League, do të hidhet dhe shorti i Europa League dhe Conference League.

16 skuadrat finaliste janë ndarë në dy grupe.

Në grupin e parë bëjnë pjesë ato skuadra që kanë dalë të parat në grupet respektive. Dhe në grupin e dytë, ato që kanë përfunduar të dytat në fazën e grupeve.

Grupi 1: Ajax (HOL), Bayern Munich (GJER), Juventus (ITA), Liverpool (ANG), LOSC Lille (FRA), Manchester City (ANG), Manchester United (ANG) dhe Real Madrid (SPA).

Grupi 2: Atletico Madrid (SPA), Benfica (POR), Chelsea (ANG), Inter (ITA), Paris Saint-Germain (FRA), Salzburg (AUT), Sporting CP (POR) dhe Villarreal (SPA)/ Atalanta (ITA).

Në raundin e të 16-ve nuk përplasen skuadra nga i njëjti vend dhe ato që kanë qenë pjesë e të njëjtit grup në raundin e grupeve. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para të rundit të ardhshëm në Champions do të luhen me 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022.

Ndeshjet e kthimit do të luhen më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.

Finalja e madhe e Champions League për këtë sezon do të luhet më 28 maj 2022 në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg të Rusisë. 

(Kosova Sot Online )