Enrique: Kam parë tashmë përmirësim te Barcelona e Xavit

  • S.A /
  • 13 December 2021 - 11:14
Enrique: Kam parë tashmë përmirësim te Barcelona e Xavit

Vendosja e Xavi Hernandez në stolin e Barcelonës gëzoi pa masë gjithë tifozët e katalonasve, të cilët filluan të besojnë se menjëherë do kthehej gjithçka siç ishte.

Deri tani Xavi ka fituar dy ndeshje, doli barazim ndaj Osasuna si dhe është mposhtur nga Real Betis në La Liga, është eliminuar nga Champions League.

Paraqitje këto që kanë mërzitur mbështetësit e blaugranave, por për t’i ofruar mbështetje ka menduar ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili aktualisht është trajner i Spanjës.

Enrique ka mbrojtur Xavin për fillimet e tij të vështira te Barcelona, duke theksuar se tifozët t’i japin pak kohë dhe besim se do kthej Barcelonës e dikurshme.

“Duhet të vazhdosh të besosh që Xavi është personi i duhur. Kam parë përmirësim te Barcelona, edhe pse nuk është çfarë katalanasit duan, sepse duhet kohë. Duhet t’i japësh besimin. Fillimi është të rikthejnë besimin, nuk është si të pishë një ilaç dhe pastaj gjithçka shkon mirë”, shprehet Enrique.

Kujtojmë se aktualisht Barcelona renditet në vendin e 8-të në La Liga me 18 pikë pas rivalit të përbetuar të tyre, Real Madrid. 

(Kosova Sot Online )