Dani Alves: Jam nervoz

  • S.A /
  • 14 December 2021 - 09:38
Dani Alves: Jam nervoz

Dani Alves e ka pranuar se ndihet nervoz në prag të debutimit të dytë për Barcelonën.

Alves, i cili iu ribashkua Barcelonës muajin e kaluar si lojtar i lirë, është ftuar nga Xavi për takimin miqësor kundër Boca Juniors të martën në King Saud University Stadium, në nderim të legjendës së klubit Diego Armando Maradona, i cili vdiq në vitin 2020.

Alves pritet të luajë për herë të parë pas kthimit në Barçë, pasi nuk ka të drejtë të luajë në La Liga deri në janar, kur klubi do të jetë në gjendje ta regjistrojë si lojtar të vetin.

“Jam nervoz sepse kam qenë larg këtij klubi për shumë kohë dhe nuk kam qenë në gjendje të luaj dhe tani jam këtu për ta mbrojtur klubin dhe ekipin”, tha Alves.

“Çasti dhe sfida më e rëndësishme e karrierës sime kanë ardhur, për shkak të gjendjes së klubit. Sfidat janë për ata të cilët nuk frikësohen”, shtoi  ai.

Alves nënshkroi marrëveshje me Barçën deri në përfund të këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online )