Bayern Munichu interesohet për transferimin e Raphinhas

  • S.A /
  • 16 December 2021 - 15:36
Bayern Munichu interesohet për transferimin e Raphinhas

Klubi gjerman, Bayern Munichu po shikon me vëmendje anësorin sulmues të Leeds United, Raphinha.

Gjigantët gjermanë po përgatiten për jetën pa Kingsley Coman, i cili do të kthehet në klubin e fëmijërisë Paris Saint-Germain gjatë verës.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Bundesliga po shikojnë alternativat për të zëvendësuar francezin kur të largohet. 25-vjeçari i Leeds, Raphinha ka hyrë në listën e dëshirave të Bayern Munich për afatin  kalimtar të verës.

Sipas Jeunes Footeux, Bavarezët e shohin Raphinhan, së bashku me yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele, si opsione për të zëvendësuar Comanin.

Ata besojnë se një ofertë prej rreth 34 milionë apo 40 milionë eurosh do të mjaftonte për të bindur Leedsin për ta shitur yllin brazilian. 

(Kosova Sot Online )