“Kanë është njëri prej më të mirëve në botë”

  • S.A /
  • 18 December 2021 - 11:36
“Kanë është njëri prej më të mirëve në botë”

Sa më shumë që punon me të, aq më shumë e kupton se çfarë lojtari është Harry Kane. Antonio Conte ka lavdëruar numrin 9 të Tottenham, që e konsideron njërin prej më të mirëve në botë.

“Kane është sulmues i klasit botëror. Sa më shumë që e stërvit e kuptoj se çfarë sulmuesi i klasit botëror është. Ai është njëri prej më të mirëve në botë që kam pasur kënaqësinë t’i stërvit… sigurisht Jurgen e ka Salahun, por unë dua ta kam Kanen në ekipin tim”, tha Conte.

Sido që të jetë, Kane nuk po kalon sezon të mirë.

Ai deshi të largohet gjatë verës për Manchester Cityn dhe kjo ka ndikuar në formën e tij pasi në 15 paraqitje ka shënuar vetëm dy gola.

(Kosova Sot Online )