Barcelona ofroi shkëmbimin Dembele – Torres te Man City

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 15:26
Barcelona ofroi shkëmbimin Dembele – Torres te Man City

Katalunasit janë lidhur fuqishëm me spanjollin, derisa raportohet se 95 për qind e marrëveshjes që do kushtoi 50 milionë euro, është arritur.

Sidoqoftë, “El Nacional”, raporton se Barcelona nuk ka para për ta financuar transferimin e Torres në janar, andaj klubi Joan Laporta ka propozuar shkëmbimin që e përfshin Dembelen, të cilit i skadon kontrata në verë.

Raporti shton se Barcelona nuk është e sigurt nëse Dembele do vazhdojë rinovimin dhe ekziston mundësia që lojtari të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër në janar, andaj duan shitjen e mënjëhershme.

Torres që iu bashkua “Qytetarëve” në gushtin e vitit 2020, tashmë ka informuar trajnerin Pep Guardiola për dëshirën që të rikthehet në Spanjë dhe të luajë për Xavin në “Camp Nou”.

Sulmuesi ka shënuar 16 gola dhe dhuruar katër asistime në 43 paraqitje për Man Cityn, derisa Dembele ka regjistruar 30 gola dhe 22 asistime në 125 ndeshje për Barcelonën.

(Kosova Sot Online)