Benzema e tregon koleksionin e tij të veturave luksoze

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 19:34
Benzema e tregon koleksionin e tij të veturave luksoze

Jo shumë futbollistë flasin hapur për veturat që i posedojnë, por Karim Benzema nuk është i tillë pasi që e tregoi koleksionin e tij të veturave në kanalin e tij në Youtube.

Pasioni që sulmuesi i Real Madridit ka për veturat dallohet lehtë. Ai posedon një Bugatti Chiron, Veyron Pur Sang, McLaren-Mercedes SLR, Mercedes G65 AMG, Audi RS 4, RS 6 dhe RS Q8.

Benzema gjithashtu tregoi se vetura e tij e parë ishte një Mini Cooper S i zi, që e kishte blerë nga një mik i tij.

Pasi nënshkroi kontratën e parë profesionale me Lyonin, në ditëlindjen e tij të 18-te ai bleu një BMË M6 507 CV.

(Kosova Sot Online)