Befason trajneri i njohur: Kjo është një nga skuadrat më të mira të Barcelonës në një kohë të gjatë

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 22:46
Befason trajneri i njohur: Kjo është një nga skuadrat më të mira të Barcelonës në një kohë të gjatë

Barcelona mund të jetë duke luftuar për të rizbuluar formën e saj këtë sezon, por Julen Lopetegui ka pohuar se kjo skuadër e katalonasve është një nga më të mirat në një kohë të gjatë.

Trajneri i Sevillas ishte plot lëvdata për skuadrën momentale të Barcelonës dhe punën e Xavit deri më tani, përpara duelit në LaLiga Santander në mes të dy palëve, të martën në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan.

“Ne patëm një lojë të vështirë shumë kohët e fundit, dhe tani na pret një më e ashpër me një kundërshtar shumë të përmirësuar, një nga skuadrat më të mira të Barcelonës në një kohë të gjatë me shfaqjen e futbollistëve që janë të vështirë për t’u parë në ekipet e tjera, të rinj, por shumë të mirë, plus rikthimin në aksion të lojtarëve si Ousmane Dembele”, tha Lopetegui për shtypin.

“Ata janë një ekip solid në shumë aspekte, kanë koncepte të qarta dhe do të na detyrojnë të bëjmë shumë gjëra mirë në nivel sulmi dhe mbrojtjeje, por gjithmonë me entuziazëm. Janë kundërshtarë në rritje, të bërë për të luftuar për gjithçka”, deklaroi ai

Lopetegui refuzoi të krahasonte paraqitjet e Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman dhe paraqitjet e tyre me Xavi në krye, por dha mendimin e tij për virtytet e këtij ekipi.

“Nuk do të krahasoj trajnerët apo momentet specifike të ekipit”, shtoi Lopetegui.

“Vetëm se kjo Barcelona e di se çfarë kërkon dhe e bën atë me lojtarët e duhur. Ata kanë lojtarë spanjollë shumë të rinj, por shumë të aftë”, përfundoi trajneri i Sevillas.


(Kosova Sot Online)