Muriqi me biletë një drejtimshe në Stamboll, më afër klubeve turke

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 15:40
Muriqi me biletë një drejtimshe në Stamboll, më afër klubeve turke

Futbollisti kosovar duket se e ka mbyllur eksperiencën në Lazio, pritet t’i bashkohet Fenerbahçes ose Galatasarayt

Vedat Muriqi duket se e ka mbyllur përfundimisht eksperiencën në Lazio.

Futbollisti kosovar nuk ka arritur asnjëherë të bind me cilësitë e tij në kryeqytetin italian.

Për një vit e gjysmë, përfaqësuesi kosovar i ka realizuar vetëm dy gola.

Shpesh, ai ka përfunduar në bankinë, por nuk është që s’i është dhënë rasti.

E tash, 27 vjeçari e ka postuar një fotografi, përmes së cilës tregon se e ka marrë rrugën drejt Stambollit.

(Kosova Sot Online)