Ferran Torres, shumë afër Barçës

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 16:21
Ferran Torres, shumë afër Barçës

Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi i Manchester Cityt mund të përfundojë në Barcelonë

Ferran Torres shumë shpejt mund të bëhet lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshje me gjigantin katalunas.

E afër marrëveshjes duket se janë edhe klubi aktual i lojtarit, Manchester City dhe “Blaugrana”.

Edhe trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se përfaqësuesi spanjoll mund të përfundojë në “Camp Nou

“Po, Ferran Torrres është adër Barcelonës. Ferran është nga Spanja, Barcelona e do atë, ai ka thënë se dëshiron të largohet dhe unë i thash: shko. Menaxheri i tij është duke e kryer punën dhe ai po largohet. Unë dua lojtarë që janë të lumtur”, deklaroi Guardiola.

Torres pritet t’i kushtojë Barcelonës nga 55 deri në 60 milionë euro.

(Kosova Sot Online)