Ylli i Interit i hapur për një aventurë të re, skuadrat e mëdha evropiane pas tij

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 16:32
Ylli i Interit i hapur për një aventurë të re, skuadrat e mëdha evropiane pas tij

Milan Skriniar nuk do të refuzonte një transferim jashtë Milanos, edhe pse ai nuk po e mendon largimin nga Interi.

Mbrojtësi është lidhur vazhdimisht me një largim nga San Siro, pasi kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2023.

Përderisa përmenden Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Barcelona, ​​edhe në Premierligë ka ekipe të interesuara për të. Ish-trajneri i Interit Conte e kërkon te Tottenhami, kurse edhe Manchester United dhe Liverpool janë të interesuar.

“Një përvojë e re jashtë vendit nuk është kurrë një gjë e keqe, por duke thënë këtë, jam shumë i lumtur te Interi dhe jeta në Milano”, tha sllovaku për gazetën Corriere della Sera.

“Nuk po mendoj të largohem, jam i lumtur këtu. Megjithatë, kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Nuk kemi folur ende për një rinovim, pasi kontrata ime është deri në vitin 2023. E dija se do të vija në një klub historik, edhe nëse ishte një klub që në atë kohë kishte vështirësi”, deklaroi ai.

Interi e mbylli vitin 2021 në vendin e parë në renditjen tabelare në Serie A me katër pikë para Milanit që gjendet në vendin e dytë.

(Kosova Sot Online)