Conte: Mbledhja e Premierligës ishte humbje kohe

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 19:11
Conte: Mbledhja e Premierligës ishte humbje kohe

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte tha se takimi i të enjtes mes trajnerërve dhe Premierligës për të diskutuar rreth pandemisë Covid-19 ishte sikur të flisje me muri.

Të hënën, liga vendosi të vazhdojë ndeshjet gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Tri ndeshje të 26 dhjetorit deri tani janë shtyrë, duke e çuar në 13 numrin total, derisa lojtarët dhe stafi i klubeve shënuan rekord prej 90 rasteve pozitive javën e kaluar.

I pyetur se a ishte humbje kohe mbledhja, Conte tha: “Mendoj që po”.

Italiani shtoi: “Dje ishte si të flisja me një mur dhe për këtë arsye gjithashtu preferoj të mos hyj në të”.

Premierliga ka refuzuar të komentojë dhe BBC Sport i është thënë se trajneri i Spurs, Conte nuk ka kontribuar në asnjë diskutim brenda takimit. 

(Kosova Sot Online)