Kriza financiare, Barcelona s’do t’u shpërndajë dhurata për Krishtlindje futbollistëve

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 22:12
Kriza financiare, Barcelona s’do t’u shpërndajë dhurata për Krishtlindje futbollistëve

Klubi i madh spanjoll, Barcelona ende gjendet në krizë financiare.

Katalonasit po provojnë rrugë nga më të ndryshmet për të krijuar fonde për ta mbajtur gjallë klubin.

Së fundmi, ata kanë anuluar dhuratat për Krishtlindje për futbollistët, diçka që e kanë bërë çdo vit, raporton AS.

Vitin e kaluar, babadimri i ekipit ishte Antoine Griezmann i cili përgatiti dhurata për çdo lojtar.


(Kosova Sot Online)