Ancelotti po e monitoron talentin e Lille

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 15:54
Ancelotti po e monitoron talentin e Lille

onathan David ka rënë në radarin e Real Madridit.

Sipas Marcas, Reali do të tentojë në verë për talentin e Lille, që po shkëlqen këtë edicion në Ligue 1.

21-vjeçari ka shënuar 16 gola këtë edicion deri më tani dhe Carlo Ancelotti po mendon ta afrojë atë në skuadër për sezonin 2022.23.

Ai e do atë si zëvendësues të Karim Benzema, që sapo ka mbushur 34-vjet, derisa Luka Jovic dhe Mariano do të largohen në verë. 

(Kosova Sot Online)