Futbollisti 23-vjeçar vdes pak para fillimit të ndeshjes

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 18:38
Futbollisti 23-vjeçar vdes pak para fillimit të ndeshjes

Pas tragjedisë së Marin Cacic, një futbollist që vdiq në moshën 23-vjeçare më 21 dhjetor gjatë stërvitjes një tjetër tragjedi ka ndodhur.

Mukhaled Al-Raqadi vdiq derisa po bënte nxemjet para ndeshjes së tij me Muscat në ligën e Omanit kundër Suwaiq. 

Gjatë stërvitjes, futbollisti u rrëzua dhe u dërgua menjëherë në spital, ku nuk arritën t’i shpëtonin jetën, duke ndërruar jetë brenda pak orësh. 

“Me zemrat tona plot besim duke pranuar vullnetin e Zotit, udhëheqja e Klubit Sportiv Muscat dhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjen Al-Raqadi”, njoftoi vetë klubi.

(Kosova Sot Online)