Kur Jordan i bëri dhuratë për Krishtlindje bashkëlojtarit një Ferrari 331 mijë dollarë

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 19:22
Kur Jordan i bëri dhuratë për Krishtlindje bashkëlojtarit një Ferrari 331 mijë dollarë

Ish-ylli i Chicago Bulls, Michael Jordan është një nga njerëzit më të pasur në sport dhe krenohet me një koleksion të jashtëzakonshëm makinash.

Ai nuk kishte asnjë problem me shfaqjen e pasurisë së tij gjatë një karriere tepër të suksesshme, e cila tërhoqi vëmendjen e një shoku të skuadrës.

Scottie Pippen është quajtur bashkëlojtari më i madh i Jordan nga vetë ai dhe dyshja kishte dominuar në vitet ’90.

Për Krishtlindjet e ’97, Pippen kishte një vath të bërë për Jordan – një kopje e mbështjellë me diamant të trofeut të kampionatit NBA,” shkroi reporterja e Çikagos Melissa Isaacson në një kolonë të vitit 2010 për ESPN.

Jordan, i cili kishte planifikuar t’i jepte Pippen një kuti puro, e rimendoi dhe në vend të kësaj i dha atij Ferrarin e tij të kuq, të cilin Pippen e kishte admiruar prej kohësh.

“Ai e donte kaq shumë,” tha Jordan. 

Në atë kohë, Ferrari i Jordan kishte vlerë rreth 170,000 dollarë dhe kjo është rritur në 331,000 dollarë në para moderne. 

(Kosova Sot Online)