Klauzola e largimit të De Ligt, Juventusi i gatshëm ta shesë holandezin

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 12:49
Klauzola e largimit të De Ligt, Juventusi i gatshëm ta shesë holandezin

Klubi italian, Juventus po kalon nëpër probleme financiare dhe ka nxjerrë në treg disa lojtarë, por duhet të mbyllë një shitje të mirë dhe duket se qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt mund të jetë i zgjedhuri.

‘Calciomercato’ zbulon se klauzola e përfundimit të kontratës së holandezit është aktualisht 120 milionë euro, por që do të shkojë në 140 milionë nga merkato e verës së ardhshme. 

Shifrat janë shumë të larta dhe Juve është në gjendje t’i përgjysmojë ato në rast se do të ketë një ofertë interesante për të gjitha palët.

Problemi kryesor i Juves me De Ligt është cmimi i madh që kanë paguar për të. Klubi italian e nënshkroi atë duke e mposhtur konkurrencën e Barça dhe PSG, por duhej të paguante një shifër të lartë me pagën e tij. 

Sipas ‘Calciomercato’, De Ligt merr tetë milionë euro neto në sezon, plus një bonus prej katër milionë për golat. Këto shifra gjithashtu e bëjnë Barçën ta shohë operacionin shumë të komplikuar nëse holandezi nuk pranon të ulë paga për të luajtur në Camp Nou dhe kjo është ajo që po flitet.

Juve pagoi 75 milionë euro për transferimin e tij, por sërish i detyrohet Ajax-it 35 milionë euro, shumë që do të paguhet në fund të këtij sezoni. 

Kjo është arsyeja pse klubi italian do të mirëpriste rikuperimin e një pjese të mirë të atyre 75 milionëve në një operacion shitjeje që ata e shohin të zbatueshëm duke pasur parasysh interesin e disa skuadrave evropiane për qendërmbrojtësin. 

Barça i ka të gjitha informacionet e dorës së parë dhe duhet të marrë një vendim. Qëllimi i klubit Blaugrana është të nënshkruajë me një qendërmbrojtës të nivelit të lartë tani ose në projektin e ardhshëm sportiv dhe De Ligt është një nga objektivat e mëdhenj.

(Kosova Sot Online)