Real Madrid i pakënaqur me kërkesat e larta të Rudigerit

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 15:09
Real Madrid i pakënaqur me kërkesat e larta të Rudigerit

Real Madrid tani është duke hezituar për nënshkrimin me mbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger.

Gjermanit i skadon kontrata në verë dhe e ka bërë prioritet kalimin te Real Madrid si agjent i lirë.

Sidoqoftë, ‘AS’ raporton se kërkesat e Rudigerit janë të larta, ngase ka kërkuar pagë prej 12 milionë euro për vit, që është shumë edhe për gjigantin madrilen që të paguajë.

Rudiger momentalisht fiton 6.5 milionë euro për vit, derisa refuzoi ofertën e “Bluve” që i ofruan 8.5 milionë euro në vit.

Real Madrid vazhdon të këtë interesim për gjermanin, por shpreson që lojtari t’i zbres kërkesat në muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, përpos Realit, interesim për Rudiger ka shprehur edhe dy klubet e mëdha evropiane, Bayern Munich dhe PSG.

(Kosova Sot Online)