Rekord rastesh me koronavirus në Premierligë

  • S.A /
  • 28 December 2021 - 10:13
Rekord rastesh me koronavirus në Premierligë

Një numër rekord, 103, lojtarësh dhe anëtarësh stafi kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus gjatë javës së fundit në Premierligë, që është shifra më e lartë javore e regjistruar që prej se nisi testimi në maj të vitit të kaluar. Në përgjithësi, 15.186 lojtarë dhe anëtarë të stafit u testuan për Covid-19 në Premierligë nga 20 dhjetori deri më 26 dhjetor.“Siguria e të gjithëve është prioritet dhe Premierliga është duke i marrë të gjitha hapat parandalues ndaj ndikimit të variantit të Omicronit”, thuhet në një njoftim të ligës elitare angleze.

Javën e kaluar 90 futbollistë dhe anëtarë të stafit në Premierligë dolën pozitivë në testet për Covid-19.

Në dy javët e fundit, 15 ndeshje të Premierligës u shtynë për shkak të rasteve të shumta të infektimit me koronavirus në mesin e lojtarëve.

(Kosova Sot Online )