De Ligt mund të largohet nga Juve

  • S.A /
  • 28 December 2021 - 12:36
De Ligt mund të largohet nga Juve

Menaxheri Mino Raiola ia ka hapur dyert një transferimi të mundshëm diku tjetër të klientit të tij

E ardhmja e Matthijs de Ligt mund të jetë larg Juventusit.

Këtë e ka paralajmëruar edhe menaxheri i futbollistit holandez, Mino Raiola.

“Është koha për hapin e ri”, ka thënë menaxheri italian, teksa foli për të ardhmen e ish-futbollistit të Ajaxit.

Qendërmbrojtësi nuk ka shkëlqyer sa është pritur nga ai në Torino.

Prandaj, largimi i tij në fund të këtij sezoni është i mundshëm.

Në të kaluarën, interesim për 22 vjeçarin kishte shfaqur Barcelona, e cila e sheh atë si pasardhës të Gerard Piques.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e përfaqësuesit holandez.

Natyrisht, Juve e konsideron atë të rëndësishëm dhe do ta shiste vetëm për një ofertë të parefuzueshme. 

(Kosova Sot Online )