Trajneri i Chelseat: Gjithçka kundër nesh në Premierligë

  • G.G /
  • 30 December 2021 - 14:41
Trajneri i Chelseat: Gjithçka kundër nesh në Premierligë

Thomas Tuchel ka thënë i mllefosur se gjithçka po shkon kundër Chelseat në Premierligë, pas barazimit të skuadrës së tij me Brightonin të mërkurën.

Chelsea pranoi gol në minutën e 91-të për të barazuar 1:1 me Brightonin të Stamford Bridge, në një ndeshje ku Rrece James dhe Andreas Christensen u lënduan duke iu bashkuar një liste të gjatë lëndimesh në skuadrën e Tuchel.

Si pasojë e barazimit, klubi londinez tani ngel plot tetë pikë mbrapa liderit të Premierligës, Manchester City.

Tuchel u zemëruar me mungesën e ndërhyrjes së VAR-it kur Christian Pulisic kërkoi penallti në pjesën e dytë, duke thënë se vendimi i gjyqtarit ishte qesharak.

Trajneri gjerman i qau edhe lëndimet e dy mbrojtësve, që ia vështirësojnë atij punët për ndeshjet e ardhshme në përzgjedhjen e formacionit.

“Gjyqtari bëri gabim të tmerrshëm për neve. (Rasti) as që u rishikua bile. Çdo gjë kundër nesh. Po ashtu, dy lojtarë të tjerë na u lënduan”, tha Tuchel pas ndeshjes.

“(Vendimi kundër) penalltisë është qesharak, sinqerisht qesharake të mos ndërhyjë as VAR-i”, u ankua ai.

(Kosova Sot Online)