Ideja e re e PSG-së për ta mbajtur Mbappen

  • G.G /
  • 30 December 2021 - 14:48
Ideja e re e PSG-së për ta mbajtur Mbappen

Për të mos e “bllokuar”, parisienët po planifikojnë t’ia ofrojnë një kontratë afatshkurtër sulmuesin francez

Paris Saint-Germaini nuk ka hequr ende dorë nga Kylian Mbappe.

Gjiganti francez po i shikon të gjitha mundësitë për ta mbajtur sulmuesin francez.

Ideja e fundit e parisienëve është që t’ia ofrojnë 23 vjeçarit një kontratë afatshkurtër.

Me këtë rast, ata nuk do ta “bllokonin” lojtarin për një kohë të gjatë dhe ai do të mund të largohej në vitin 2023 ose 2024.

Presidenti Nasser Al Khelaifi dhe drejtori sportiv Leonardo po mendojnë ta bëjnë atë lojtarin më të paguar të klubit.

Mbappe është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me PSG-në.

Dhe, ëndërr e tij e fëmijërisë është transferimi në Real Madrid. 

(Kosova Sot Online)