Messi infektohet me koronavirus

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 13:08
Messi infektohet me koronavirus

Lionel Messi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi francez, Paris Saint-Germain përmes një komunikate për media

Përveç Messit, pozitivë rezultuan edhe Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala

“4 lojtarët pozitivë për Covid-19 janë Leo Messi , Juan Bernat , Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala . Ata aktualisht respektojnë izolimin dhe i nënshtrohen protokollit të duhur shëndetësor”, thuhej ndër tjera në njoftim.


(Kosova Sot Online)