Trippier pranë rikthimit në Premierligë

  • S.A /
  • 03 January 2022 - 16:58
Trippier pranë rikthimit në Premierligë

Newcastle United është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të djathtë, Kieran Trippier.

Mbrojtësi anglez momentalisht është në ekipin spanjoll, Atletico, por këtë muaj pritet të ndryshojë ambient.

Oferta që Newcastle u ka dërguar drejtuesve të Atletico Madridit është 25 milionë paund dhe shtesat.

Vet lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Premierligë, aty ku ka luajtur gjatë tërë karrierës së tij, deri në transferimin e tij në Spanjë në vitin 2019.

Atletico Madridi veçse kanë filluar kërkimin për një mbrojtës të djathtë si zëvendësues të Trippierit.

(Kosova Sot Online )