Barcelona e zemëron Juventusin me Moratan

  • S.A /
  • 04 January 2022 - 08:56
Barcelona e zemëron Juventusin me Moratan

Juventusi ndihet i bezdisur nga përpjekjet e Barcelonës për ta marrë sulmuesin Alvaro Morata, të cilin trajneri i bardhezinjve Massimiliano Allegri dëshiron ta mbajë në Torino me patjetër.

Morata ka marrëveshje me Juventusin deri në përfundim të këtij sezoni dhe Allegri llogarit në të për pjesën e mbetur të kampionatit.

Por besohet se Morata ka arritur marrëveshje me Barcelonën për të kaluar në Camp Nou në huazim njëvjeçar e gjysmë.

Sulmuesi spanjoll është i huazuar te Juve nga Atletico Madridi dhe është i vetëdijshëm se gjiganti i Serie A nuk do ta blejë në fund të sezonit, prandaj dëshiron të largohet në janar.

Por Allegri nuk dëshiron ta lejojë spanjoll të largohet dhe, sipas Sky Sport Italia, Juve është zemëruar me Barcelonën, pasi trajneri i saj Xavi e kishte kontaktuar Moratan pa lejen e klubit.

Barcelona ende nuk i ka bërë ofertë formale Atletico Madridi, i cili duhet ta japë dritën e gjelbër për transferimin e Moratas.

Juve do ta lejojë Moratan të largohet në janar vetëm nëse e gjen një zëvendësues të tij.

(Kosova Sot Online )