Një dashuri që nisi me karton të kuq

  • S.A /
  • 04 January 2022 - 10:31
Një dashuri që nisi me karton të kuq

Asnjë futbollist nuk do të fliste për një përfundim të lumtur të ndeshjes nëse disfata do të ishte rezultati final i saj dhe aq më pak nëse ai do ta linte fushën para kohe pas kartonit të kuq.

Por Jeff Hardevald e bëri, sepse kështu e takoi dashurinë e madhe të jetës.

Shona Shukrula ishte gjyqtare e katërt e takimit të kategorisë së dytë të futbollit holandez mes Emmen dhe FC Edinhoven më 13 gusht 2021.

Hardeveld, mbrojtës i Emmen, u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë dhe u nis drejt tunelit dhe pak para se të mbërrinte atje, ai kaloi pranë 30-vjeçares.

Megjithatë, i zhgënjyer, u duk sikur ai nuk e kishte vërejtur Shukrulan, e cila ka qenë gjyqtare e FIFA-s që prej vitit 2017. Por ata u takuan përfundimisht, siç tregojnë edhe profilet e tyre në Instagram.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin ata të dashuruar në kryeqytetin italian, Romë. Ajo e konfirmoi lidhjen e dashurisë me futbollistin duke e përshkruar fotografinë me të: “Është zyrtare”.

Një ndeshje që mbaroi në pakënaqësi për Hardeveldin ishte në të njëjtën kohë një pikënisje e një gjëje ndryshe nga futbolli.

(Kosova Sot Online )