Lukaku dënohet rëndë

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 15:04
Lukaku dënohet rëndë

Romelu Lukaku është gjobitur me 500 mijë euro shkaku i një intervistë të dhënë ditë më parë.

Ky është dënimi që klubi londinez ia ka dhënë sulmuesit belg pas deklaratave jo të mira të bëra ndaj tyre.

Tuchel e la Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për përballjen e së dielës me Liverpoolin në Premierligë, pas fjalëve të sulmuesit belg gjatë një interviste të xhiruar javë më parë por që u transmetua të enjten

Lukaku tha në intervistë se nuk ndihej i lumtur me rolin e tij nën udhëheqjen e Tuchel këtë sezon. Ai foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti, klubin të cilit Chelsea ia pagoi 115 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, gjatë mbledhjes së mbajtur dje, Chelsea doli me vendim se nuk do ta shesë apo huazojë sulmuesin belg gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai dje u rikthye edhe në stërvitjet grupore dhe pritet të grumbullohet në ndeshjen e radhës të Chelseat. 

(Kosova Sot Online)