Atletico e gjen zëvendësuesin e Trippierit

  • S.A /
  • 06 January 2022 - 10:24
Atletico e gjen zëvendësuesin e Trippierit

Kierian Trippier pritet të zyrtarizohet së shpejti te skuadra angleze e Newcastle, në këto kushte Atletico Madrid është hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues të tij për të plotësuar vendin bosh të lënë nga ai.

Por sipas asaj që raportojnë mediat spanjollë, Diego Simeone e ka gjetur lojtarin e duhur që do marrë përsipër edhe “fatet” e skuadrës.

Ligue 1 duket se është kampionati i preferuar për të gjitha skuadrat, ku edhe Atletico ka “peshkuar” në kampionatin francez.

Ylli i skuadrës së Lille, Zeki Çelik pritet të jetë i përzgjedhuri, me spanjollët që janë gati të paguajnë te skuadra franceze 15-20 milion euro për të siguruar edhe shërbimet e lojtarit.

(Kosova Sot Online )