Juve dhe Napoli i ndajnë pikët në ndeshjen e parë në vitin 2022

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 22:55
Juve dhe Napoli i ndajnë pikët në ndeshjen e parë në vitin 2022

Juventusi ka barazuar 1-1 me Napolin në ndeshjen e parë për vitin 2022.

Juventusi e Napoli e kanë nisur me barazim vitin 2022.

Skuadrat u përballen mes vete në Allianz Stadium dhe morën nga një pikë duke barazuar 1-1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët.

Mertens shënoi për 0-1 në minutën e 23’.

Vendasit barazuan gjithçka në minutën e 55’, Chiesa realizoi për 1-1.

Ky barazim e lë Napolin prapa liderit për titull, Interit, derisa Juventusi ngelet prapa objektivit, zona Champions. 

(Kosova Sot Online)