Gerrard për Coutinhon: “Tani e di pse të gjithë po flasin për të, kot nuk e quajnë magjistar”

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 14:57
Gerrard për Coutinhon: “Tani e di pse të gjithë po flasin për të, kot nuk e quajnë magjistar”

Steven Gerrard dhe Philippe Coutinho do të ribashkohen brenda 48 orëve kur braziliani të arrijë në Angli dhe të kompletojë transferimin te Aston Villa.

Ai do të jetë nën urdhëratë e ish shokut te Liverpooli që ka vetëm fjalë të mira për 29-vjeçarin që ka vuajtur shumë që prej largimit nga Liverpooli.

Trajneri Gerrard, tani i Aston Villës, tha: “63 paraqitje për Brazilin, shumë medalje, ka luajtur për Barcelonën, ishte i jashtëzakonshëm në Liverpool. Tani e kuptoj përse shumë tifozë në vend janë duke folur për të. Nuk mendoj se mund të kesh një emër si magjistar nëse nuk futbollist special”.

Coutinho e njeh shumë mirë Premierligën, ka bërë 152 paraqitje gjatë kohës te Liverpooli, ka shënuar 41 gola dhe ka dhuruar 33 asiste dhe Gerrard thotë se statistikat e tij flasin më mirë për të.

“Ka fituar dy liga me Barcelonën, tri Copa del Rey. Nëse hulumtoni pak, e shikoni se ai ka fituar kudo që ka shkuar”.

“Nuk kam asgjë përveç gjëra pozitive të them për lojtarin. Ai është shok i imi”. 

(Kosova Sot Online)