Zbulohet çmimi që duhet të paguajë Aston Villa nëse dëshiron ta mbajë Coutinhon

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 15:19
Zbulohet çmimi që duhet të paguajë Aston Villa nëse dëshiron ta mbajë Coutinhon

40 milionë euro, kjo është shuma që Aston Villa duhet të paguajë në qershor të 2022 nëse dëshiron ta mbajë Coutinhon.

Edhe zyrtarisht, Philippe Coutinho është larguar nga Barcelona. Klubi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Aston Villën për huazimin e 29-vjeçarit deri në fund të sezonit.

Gjithashtu, Aston villa ka të drejtën e blerjes në fund të edicionit 2021/22.

Fabrizio Romano raporton tani se çmimi që klubet janë marrë vesh që Villa të paguajë në fund të sezonit nëse dëshiron ta mbajë Coutinhon, është 40 milionë euro.

Edhe pse jo klub i nivelit të Coutinhos, ky është një hap i madh për brazilianin pas dështimit te Barcelona, por edhe në huazim te Bayerni ku gjithashtu nuk tregoi ato që bënte në Premierligë.

Ai vitet e arta i pati në Premierligë me Liverpoolin ku kishte shënuar 54 gola në 201 paraqitje dhe kishte dhuruar shumë asiste.

(Kosova Sot Online)