Ngecin bisedimet me Ginter, problem paga

  • S.A /
  • 08 January 2022 - 12:46
Ngecin bisedimet me Ginter, problem paga

Matthias Ginter sa afër, aq edhe larg Interit.

Lojtari është i preferuari i Simone Inzaghit që deshi ta transferojë në afatin kalimtar të janarit me parametra zero, pasi në verë do t’i skadojë kontrata me Borussia Monchengladbach.

Sido që të jetë, Calciomercato raporton se bisedimet kanë ngecur dhe e gjitha për shkak të pagës së lojtarit.

Interi nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 3 milionë euro në sezon, por lojtari meqenëse do të transferohet falas, kërkon pagën më të lartë, mbi 5 milionë euro në sezon.

(Kosova Sot Online )