Morata, i zhgënjyer… ai ka marrëveshje personale me Barçën!

  • S.A /
  • 08 January 2022 - 11:13
Morata, i zhgënjyer… ai ka marrëveshje personale me Barçën!

Alvaro Morata është i zhgënjyer sipas AS.

Ai është i irrituar me bllokimin e transferimit të tij te Barcelona nga Max Allegri.

Sipas AS, lojtari ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën prej kohësh, por Allegri haptazi tha se Morata s’do të lëvizë nga Torino.

Sido që të jetë, lojtari ende shpreson që të ndryshojë diçka.

Ai shpreson që Juventusi ta gjejë një zëvendësues në mënyrë që ai të realizojë marrëveshjen e tij me Barçën.

Morata ishte kërkuar special nga Xavi Hernandez, diçka që e ka joshur lojtarin, por Juve dhe Allegri tani për tani s’duan që ai të largohet nga zonja e vjetër. 

(Kosova Sot Online )