Milan e synon mbrojtësin e City, Ake

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 16:47
Milan e synon mbrojtësin e City, Ake

Milan është në kërkim të një përforcimi në mbrojtje gjatë këtij afati kalimtar

Sipas The Sun, Milan ja kanë vënë syrin mbrojtësit të Manchester City, Nathan Ake.

Gjigantët italianë janë gati që ta bëjnë këtë lëvizje për 26 vjeçarin derisa ata janë duke kërkuar një zëvendësim për kapitenin e lënduar, Simon Kjaer.

Megjithatë, City me sa duket do ta ndal largimin e Akes pasi që ai është treguar se është një lojtar i mirë deri me tani për këtë sezon, derisa skuadra e Pep Guardiolës po lufton për trofe në të gjitha frontet. 

(Kosova Sot Online)