PSG rikthen interesin për Ronaldon

  • G.G /
  • 11 January 2022 - 14:42
PSG rikthen interesin për Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk po arrin të akomodohet te Manchester Unitedi.

Te “Djajtë e Kuq” kanë filluar krisjet e para, ndërsa trajneri i ri, Ralf Rangnick nuk ka arritur ta këndellë ekipin.

Mediat në Francë raportojnë se Paris Saint-Germain e ka rikthyer interesin e tyre për Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo erdhi te Manchester United në fund të verës dhe, megjithëse është golashënuesi më i mirë i klubit, nuk është aspak i kënaqur.

Agjenti i tij, Jorge Mendes pritet të takohet me yllin portugez dhe pritet që më së largu Ronaldo të largohet në afatin kalimtar veror.

(Kosova Sot Online)