Coman mund të mbetet në Bayern

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 16:27
Coman mund të mbetet në Bayern

Futbollisti francez pritet ta nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me gjigantin bavarez

Kingsley Coman duket se e ka ndërruar mendjen.

Futbollisti francez mund të mbetet në Bayern Munich edhe për një kohë të gjatë.

Portali “Goal.com” raporton se 25 vjeçari pritet ta nënshkruajë një kontratë afatgjate me gjigantin bavarez.

Më saktësisht, përfaqësuesi francez mund të lidhet me klubin gjerman deri në vitin 2027.

Kohëve të fundit, ish-futbollisti i Juventusit lidhej me një kalim të mundshëm në Manchester United.

Gjithashtu, atë e kërkonte edhe Paris Saint-Germaini.

Por, futbollisti i krahut e sheh të ardhmen e tij vetëm në “Allianz Arena”. 

(Kosova Sot Online)