Superagjenti shtrohet në spital

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 17:57
Superagjenti shtrohet në spital

Agjenti Mino Raiola është në spitalin e Milan nën kujdesin e mjekëve, por në një deklaratë ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për një operacion emergjent

Raporti që është botuar nga La Gazzetta dello Sport në versionin online këtë mbrëmje, thotë se Raiola është shtruar në spitalin San Raffaele dhe do ti nënshtrohet një operacioni emergjent.

Llogaria zyrtare e Raiolës në rrjetet sociale ka lëshuar një deklaratë ku e qartëson situatën.

“Mino Raiola i është nënshtruar kontrollave të zakonshme mjekësore që kërkojnë anastezi. Gjithçka është e planifikuar dhe nuk ka nevojë për ndonjë operim emergjent”.

I lindur në Itali ai u shpërngul për në Holandë qysh në moshë të re. Raiola është agjenti më i famshëm në futbollin modern dhe sigurisht një ndër me të pasurit, një ndër më të paguarit në këtë biznes.

Klientët e tij në Europë janë në klubet më të mëdha dhe kanë shuma të mëdha transferosh, përfshirë këtu: Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Matthijs de Ligt, Gianluigi Donnarumma dhe Erling Braut Haaland.

54 vjeçari ishte në MIlan për arsye pune gjatë afatit kalimtar të janarit. Rezidenca e tij që disa vite është Monte Carlo.

(Kosova Sot Online)