Liverpool – Arsenal, në kërkim të finales

  • A.P /
  • 13 January 2022 - 16:01
Liverpool – Arsenal, në kërkim të finales

“Reds” dhe “Gunners” do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup. Dueli i kthimit do të luhet më 20 janar

Liverpooli dhe Arsenali do ta kërkojnë kualifikimin në finale të Carabao Cup.

“Reds” dhe “Gunners” të përballen në mes vete sonte, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

Të dyja ekipet janë të vendosura që ta fitojnë lojën e parë, në mënyrë që të jenë më të qetë në duelin e kthimit.

Më saktësisht, këta dy ekipe do të ballafaqohen përsëri javën tjetër, më 20 janar në “Emirates Stadium”.

Ndeshja e sontme do të fillojë në orën 20:45.

Në finalen e 27 shkurtit, fituesin e kësaj përballje të dyfishtë e pret Chelsea. 

(Kosova Sot Online)