Messi mungon edhe ndaj Brest

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 16:01
Messi mungon edhe ndaj Brest

Tjetër ndeshje, tjetër mungesë për Lionel Messin.

Lojtari më i mirë në botë nuk do të mund të kthehet me kohë për ndeshjen ndaj Brest.

Lionel Messi rezultoi pozitiv me Covid-19 në kohën kur ishte në Argjentinë për festat e fundvitit dhe nuk është rikuperuar akoma.

Argjentinasi nuk është paraqitur me skuadrën e tij që nga 22 dhjetori. Së fundmi është koronavirusi që e mbanë jashtë fushave.

Messi po bën progres të mirë në rikuperim nga Covidi, por rikuperim të ngadalshëm.

Lojtari do të mungojë ndaj Brest, por klubi janë optimist se ai do të rikthehet së shpejti.

(Kosova Sot Online)