Juve e do Aubameyangun në vend të Chiesas

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 16:09
Juve e do Aubameyangun në vend të Chiesas

Juventusi po kërkon zëvendësues të Federico Chiesas.

Sipas The Sun, Juventus është i gatshëm të investojë në blerjen e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Gjiganti i Serie A e ka humbur Chiesan për një kohë të gjatë pas një dëmtimi të rëndë dhe po kërkon një zëvendësues për të forcuar sulmin.

Në anën tjetër, Aubameyang nuk është se po kalon kohë të mira në Emirates dhe ka gjasa që lojtari të bindet dhe të ndërrojë ambient. 

(Kosova Sot Online)