Pas Interit, edhe tri klube në garë për Dybalan

  • S.A /
  • 17 January 2022 - 14:21
Pas Interit, edhe tri klube në garë për Dybalan

Juventus dhe Paulo Dybala duket se janë gjithmonë dhe më larg nga ai rinovim që vetëm dy javë më parë dukej çështje e mbyllur. Deklaratat e fundit nga ana e drejtuesve të klubit dhe kryesisht lojtarit lënë të kuptohet se marrëdhënia është prishur. vKundër Udineses, Joya ka shënuar dhe ka lëshuar një thumbim të qartë për drejtuesit në momentin e festimit, por edhe në deklaratat pas ndeshjes. Për këtë arsye janë të shumta skuadrat që po marrin informacione për sulmuesin.

Pasi është folur për Inter-in, gjithmonë afër Dybala falë Marottas, janë edhe tre skuadra të tjera pretendente për argjentinasin. Bëhet fjalë për Barcelonën, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin. Kontrata e tanishme e Dybalas me Juven skadon më 30 qershor dhe nëse nuk do të arrihet marrëveshja për rinovimin, ai mund të largohet falas në verë.

(Kosova Sot Online )