Juventusi e gjen te Roma zëvendësuesin e Dybalas

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 18:20
Juventusi e gjen te Roma zëvendësuesin e Dybalas

Juventusi është duke e shqyrtuar transferimin e talentit të Romës, Nicolo Zaniolos, si zëvendësues të Paulo Dybalas.

Argjentinasi 28-vjeçar raportohet se do të largohet nga “Zonja e Vjetër” kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, duke lënë një rol të madh të sulmin e ekipit.

Juventusi po përgatitet për këtë dhe Zaniolo është zëvendësimi që ata e kanë në mendje.

Sipas TuttoMercatoWeb, Juventusi ka identifikuar Zaniolon si zëvendësuesin ideal të Dybalas, transmeton Gazeta Express.

Në anën tjetër, Roma kërkon që t’ia rinovojë kontratën Zaniolos, e cila skadon në vitin 2024 dhe negociatat do të rinisin në shkurt, pork a mundësi që rinovimi të mos ndodhë.

Edhe nëse është kështu, Juventusi nuk do të zmbrapsej nga dëshira për ta transferuar talentin italian.

(Kosova Sot Online)