A do të luajë Andi Zeqiri kundër Kosovës, vendit që refuzoi ta përfaqësonte?

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 22:50
A do të luajë Andi Zeqiri kundër Kosovës, vendit që refuzoi ta përfaqësonte?

Zvicra dhe Kosova do ta luajnë një ndeshje miqësore më 29 mars. Kjo u konfirmua sot nga të dy federatat përkatëse.

E kjo ndeshje do të jetë pa dyshim speciale për futbollistët që kanë prejardhje kosovare, por që mbrojnë ngjyrat e “helvetikëve”.

E tillë mund të jetë edhe për Andi Zeqirin, i cili zgjodhi Zvicrën para Kosovës.

Zeqiri madje në vitin 2020 u pa me fanellë të Kosovës bashkë me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, duke mos lënë asnjë dyshim se ai do ta zgjidhte Kosovën.

Por, që nga ai moment, gjërat rrodhën krejtësisht ndryshe.

(Kosova Sot Online)