Barça ende po kërkon sulmues

  • 18 January 2022 - 14:12
Barça ende po kërkon sulmues

Gjiganti katalunas është i vendosur ta forcojë fazën ofanzive, Alvaro Morata mbetet prioritet. Barcelona është duke menduar ende për t’u përforcuar në fazën ofanzive këtë muaj.

Metoda sekrete e humbjes së peshës! Humbje prej 2.1 kg në ditë!

Gjiganti katalunas e mori së fundmi sulmuesin e Manchester Cityt, Ferran Torres.

Mirëpo, “Blaugrana” e ka në mendje përforcimin edhe me një sulmues gjatë këtij afati kalimtar.

Mediumi spanjoll “Marca” raporton se prioritet i Barçës për këtë muaj mbetet Alvaro Morata, përcjell “Gazeta Express”.

Bisedimet në mes të palëve kanë ngecur, por dëshirë e futbollistit të Juventusit është që të përfundojë në “Camp Nou”.

Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë marrëveshje.

Paraprakisht, Juve duhet t’i sigurojë shërbimet e një sulmuesit tjetër që do ta mbulonte mungesën e ish-futbollistit të Realit, Chelseat dhe Atletico Madridit. 

(Kosova Sot Online )