Hakimi shënon gol të çmendur dhe e shpëton Marokun

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 22:08
Hakimi shënon gol të çmendur dhe e shpëton Marokun

Maroku ka marrë një pikë të artë në Kupën e Afrikës kundër Gabonit.

Maroku po humbiste 2-1 deri në minutën e 84’, kur në skenë doli mbrojtësi i Paris Saint Germain, Achraf Hakimi.

Ai realizoi një gol shumë, shumë të bukur nga gjuajtja e lirë, duke barazuar rezultatin 2-2.

Ky doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit, rezultat që ia mundësoi Marokut të jetë në pozitën e parë me 7 pikë, kurse la prapa Gabonin me 5. 

(Kosova Sot Online)