Reali e Barça, në kërkim të çerekfinales së Copa del Rey

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 14:21
Reali e Barça, në kërkim të çerekfinales së Copa del Rey

“Los Blancos” do ta vizitojnë Elchen e “Blaugrana” Athletic Bilbaon në të tetën e finales së Copa del Rey.

Real Madridi dhe Barcelona do të zbresin sonte në fushën e blertë për t’i zhvilluar ndeshjet përkatëse në Copa del Rey.

Në të tetën e finales, fituesi i freskët i Superkupës së Spanjës do të përballet me Elchen në udhëtim.

Ekipi i Carlo Ancelottit shihet si favorit në këtë takim.

Trajneri italian e ka mundësinë t’ua japë rastin edhe futbollistëve të rinj.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 19:00, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, Barça do të sfidohet nga finalisti i Superkupës, Athletic Bilbao.

Gjigantin katalunas e pret një punë e vështirë në këtë udhëtim.

Nga kjo përballje të dyja ekipet kanë mundësi të ecin tutje.

Edhe trajneri Xavi mund t’ua japë rastin lojtarëve që kanë më pak hapësira për të luajtur në ndeshjet e rëndësishme.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:30. 

(Kosova Sot Online)